Per SHE

Home » Per SHE

Per SHE

SHE Solutions / AJO Zgjidhje

është organizatë jo qeveritare lokale në Kosovë e themeluar me 17 prill 2021me qëllim të Lobimit, Promovimit dhe Avokimit për Barazi Gjinore.
SHE Solutions / AJO Zgjidhje, synim parësor e ka fuqizimin e vajzave dhe grave në të gjitha fushat e jetës, me theks në vendimmarrje. Kur them kështu kam parasysh nevojën që kanë vajzat dhe gratë për mbështetje në marrëdhëniet me publikun, në komunikim dhe avokim për të quar përpara çështjet me interes për to dhe për të bërë të mundur realizimin e objektivave që ato të jenë vlerë dhe jo vetëm numër, siç po perceptohen, në institucionet në të cilat ato punojnë, në shoqëri civile, media ose ndërmarrësi.
SHE Solutions / AJO Zgjidhje, me veprimtarinë e vetë synon të krijoj mekanizma ku gruaja do të konsiderohet faktor kyq, çelës, për zgjidhjen e të gjitha ngërçeve në shoqërinë tonë.
Pa barazi gjinore, nuk ka fuqizim të gruas, pa fuqizim të gruas, që në Kosovë përbën mbi 50% të popullsisë, nuk ka zhvillim as ekonomik as demokratik dhe kjo nënkupton se nuk ka sundim të rendit e të ligjit dhe nuk ka barazi sociale e as gjithëpërfshirje.
SHE Solutions / AJO Zgjidhje, personifikon rëndësinë që ka gruaja dhe vajzat, në zhvillimin e gjithmbarshëm të shoqërisë.
Nga konteksti i emrit mund të kuptohet se gruaja, AJO, është zgjidhja.
Angazhimi për barazi gjinore, për mundësi dhe të drejta të barabarta të grave dhe burrave nuk është risi as në shoqërinë tonë, por ka shumë punë për tu bërë në ndryshimin e perceptimit të asaj çfarë paraqet barazia gjinore. SHE Solutions / AJO Zgjidhje, pikërisht këtu synon të bëjë

Bashkëthemelueset e OJQ-së SHE Solurions / AJO Zgjidhje janë: 

  • Antigone Baxhaku – Idrizi, njëheresh edhe drejtore ekzekutive e OJQ-së 
  • Elda Brada
  • Doriana Haxhija  

Anëtarët e Bordit:

  • Ariana Qosaj – Mustafa,
  • Jeta Krasniqi
  • Donika Osmani 

Kontaktet:

 
 
Lokacioni: Kosovë, Prishtinë 10.000