Misioni-Vizioni

Home » Misioni-Vizioni

Misioni

Misioni i OJQ-së SHE Solutions/AJO Zgjidhje

M
është fuqizimi i vajzave dhe grave në vendimmarrje, fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri dhe në të gjitha fushat. Misioni i SHE Solutions/AJO Zgjidhje është dhe që të përkrahë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në tërë Kosovën pa dallim në baza politike, fetare, moshës apo etnisë. Këtë mision organizata synon dhe punon në vazhdimësi që ta arrij përmes: lobimit, hulumtimeve, organizmit dhe pjesëmarrjes në tryeza të ndryshme si dhe realizimit të intervenimeve të ndryshme vetëm ose në bashkëpunim me partnerë të tjerë. Intervenime këto si trajnime, mentorime, hulumtime, informime si dhe mbështetje të drejtpërdrejtë.
Ky mision do të realizohet përmes mbështetjes drejtpërdrejtë në marrëdhëniet me publikun, në komunikim dhe avokim për të zhvilluar më tutje çështjet me interes për respektimin dhe zbatimin e ligjit për barazi gjinore dhe me anë të kësaj të promovohen të drejtat dhe përfaqësimi më i madh i grave në pozita vendimmarrëse në mënyrë që të arrihet barazia gjinore në vendim-marrje, përfaqësim si dhe në përfshirjen shoqërore.

Vizioni

Vizioni i OJQ-së SHE Solutions/AJO Zgjidhje

V
parasheh krijimin e mundësive të barabarta si për burrat ashtu edhe për gratë në Kosovë. Andaj synim parësor e ka fuqizimin e vajzave dhe grave në vendimmarrje. Fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri në të gjitha fushat, në përputhje me Ligjin mbi Lirinë̈ e Asocimit për OJQ-të.
Angazhimi për barazi gjinore, për mundësi dhe të drejta të barabarta të grave dhe burrave nuk është risi në shoqërinë tonë, por ka shumë punë për tu bërë në ndryshimin e perceptimit të asaj çfarë paraqet barazia gjinore. SHE Solutions / AJO Zgjidhje, pikërisht këtu synon të bëjë ndryshimin.

Strategjia

Për zbatimin e efektshëm

S
të aktiviteve drejtë përmbushjes së vizionit dhe misionit te lartëpërmendur, SHE Solutions/AJO Zgjidhje ka hartuar Strategjinë 2023-2028 në të cilën bazohen orientimet strategjike si dhe aktivitetet për këtë përiudhë kohore.
Anëtaret si dhe Bordi Drejtues të konsultuar në hartimin dhe aprovimin e kësaj strategjie, si dhe partnerët relevant dhe palët financuese të SHE Solutions / AJO Zgjishje, do të ofrojnë mbështetjen e tyre në zbatimin e aktiviteteve të kësaj strategjie në këto pesë fusha programatike:
1. Fuqizimi, mbështetja dhe promovimi i grave në pozita vendimmarrëse;
2. Përkrahja dhe promovimi i grave në sektorin e sigurisë;
3. Fuqizimi dhe promovimi i punës së grave në politikë;
4. Mbështetja e grave asambleiste në nivelin komunal në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun si dhe;
5. Mbështetja e grave deputete dhe fuqizimi i Grupit të Grave Deputete përmes menaxhimit të marrëdhënieve me publikun.