Kolonel Afërdita Mikullovci i është bashkuar Policisë së Kosovës më 06 shtator të vitit 1999, pra i takon gjeneratës së parë të Policisë.
Pas përfundimit të trajnimit bazik në Akademinë Policore, në nëntor 1999 ka filluar trajnimin fushor në Stacionin policor Jugu, Mitrovicë.
Procesi i Gradimeve të kolonel Afërdita Mikullovcit sipas viteve:
• Dhjetor 2001- gradimi në gradën Rreshter
• Qershor 2003 – gradimi në gradën Toger
• Janar 2005 – gradimi në gradën Kapiten
• Janar 2006 – gradimi në gradën Major
• Dhjetor 2012 – gradimi në gradën Nënkolonel
• Prill 2019 – gradimi në gradën Kolonel.
Afërdita Mikullovci është një grua shembull për tu ndjekur nga vajzat dhe gratë e tjera të cilat synojnë t’i bashkohen sektorit të sigurisë, konkretisht Policisë së Kosovës.
Ajo është krenare që interesimi i vajzave për t’i shërbyer paqes dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve po shtohet nga viti në vit. Thotë se, institucioni i Policisë prinë në krahasim me të gjitha institucionet e tjera të sigurisë, me një përfshirje të vajzave dhe grave rreth 15%.
Porosia e saj: Profesioni i policës është përgjegjësi, është sfidë, por është një mision i shenjtë. E keni vullnetin, guximin dhe mundësinë, shfrytëzojeni për të dhënë kontributin tuaj si gra në paqe dhe siguri.
Nisma “Promovimi i grave në sektorin e sigurisë” i OJQ She Solutions, mbështetet nga Fondi i Grave të Kosovës dhe financohet nga Fondacioni Sigrid Rausing./SHE Solutions
Leave a Reply