SIT (Qendra për Këshillim, Punë Sociale dhe Hulumtime) është një organizatë që synon shpërbërjen e barrierave që pengojnë barazinë, paqen dhe përparimin në Kosovë. Duke adresuar çështje kritike si dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore, SIT punon për një shoqëri ku secili – pavarësisht gjinisë, identitetit apo prejardhjes – mund t’i relizoj të drejtat e veta dhe të shkëlqej.
Fokusi i SIT është gjithpërfshirës: nga parandalimi i dhunës dhe promovimi i barazisë gjinore për të rriturit, deri te edukimi i të rinjve për jetesë të shëndetshme dhe kujdes ndaj mjedisit.
Duke qenë pjesë e rrjeteve ndërkombëtare si MasterPeace Global Foundation dhe MenEngage Global Alliance, SIT amplifikon ndikimin e vet globalisht, duke ndërthurur veprimin lokal me qëllime globale për paqe dhe drejtësi sociale.
Leave a Reply