Myrvete Hasani, është një nga aktivistet më të shquara në Kosovë për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, me theks në gratë dhe vajzat.
Me punën e saj në ‘’Handikos Mitrovica’’, ajo ka udhëhequr përpjekjet për të siguruar qasje më të mirë në shëndetësi, mbështetje psiko-sociale dhe fuqizim ekonomik për personat me aftësi të kufizuara. Kontributi i saj në përfshirjen dhe fuqizimin e grave me aftësi të kufizuara ka qenë i jashtëzakonshëm.
Myrvete Hasani, asnjëherë nuk ka ndalur angazhimin për t’i dhënë fund diskriminimit dhe për të siguruar që asnjë grua të mos mbetet e padëgjuar. Ajo, ka dëshmuar se me vullnet e punë të palodhshme arrihen të gjitha.
Myrvete Hasani, ka marrë çmimin ‘’Hyjnesha e shtetit’’ në shenjë nderimi dhe respekti për angazhimin e saj për të drejtat e njeriut qysh prej viteve të 90-ta.
Leave a Reply