Halime Morina-Lupçi në vitin 2009 është angazhuar në Ministrinë e Forcës se Sigurisë së Kosovës, tani Ministria e Mbrojtjes, në pozitën-Shefe e Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, pozitë të cilën e mban edhe sot.
Më 27 nëntor 2013, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës ndanë Mirënjohje për Halime Morina-Lupçi, Shefe e NJDNJBGJ, për kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për përkushtim dhe entuziazëm gjatë kryerjes së detyrave në përmbushjen e Objektivave të Ministrisë.
Disa nga trajnimet dhe kurset profesionale që i ka ndjekur Halime Morina-Lupçi:
• Trajnimi “Forcat e Armatosura në Demokraci” – Berlin,
• Trajnim “Implementimi i Planifikimit Strategjik, Zhvillimi Efektiv i Politikave Mbrojtëse në Menaxhimin e Personelit” mbajtur nga Qendra për Marrëdhënie Civile Ushtarake”- Turqi
• Trajnimi “Ngritja e fondeve, hartimi, drejtimi, monitorimi dhe vlerësimi i projekteve”- Tiranë,
• Trajnim për Trajner në fushën e Barazisë gjinore – Prishtinë,
• Seminar “Implementimi i perspektives Gjinore në Institucione dhe Operacione Paqeruajtëse” – Romë 2022.
Halime Morina – Lupçi thotë se FSK-ja jep mundësi të shumta për vajzat dhe gratë që synojnë të jenë pjesë e ushtrisë, për ngritje profesionale dhe akademike. Ndërsa, gratë me uniformë janë ato të cilat i kanë thyer barrierat, i kanë tejkaluar sfidat dhe i kanë sfiduar paragjykimet që i ka shoqëria jonë.
Porosia e saj: Kontributi i vajzave dhe grave në siguri është vlerë e pamohueshme. Gratë dhe vajzat vazhdojnë të japin kontribut për ngritjen e institucionit, ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si dhe krijojnë imazh të mirë për shtetin e Kosovës.
Nisma “Promovimi i grave në sektorin e sigurisë” i OJQ She Solutions, mbështetet nga Kosova Women’s Network dhe financohet nga Fondacioni #SigridRausingTrust./SHE Solutions
Leave a Reply