Atifete Jahjaga: Promotore e paqes dhe sigurisë përmes fuqizimit të grave

Atifete Jahjaga: Promotore e paqes dhe sigurisë përmes fuqizimit të grave

Atifete Jahjaga ishte gruaja e parë, kandidatja e parë jopartiake dhe gruaja më e re që u zgjodh në këtë pozitë. Karriera e jashtëzakonshme e Jahjagës filloi në zbatimin e ligjit, ku ajo u ngrit në gradën e Gjneral Kolonelit të Përgjithshëm, duke u bërë oficerja grua me gradën më të lartë në Evropën Juglindore.  

Gjatë presidencës së saj, Jahjaga u përqendrua në forcimin e institucioneve demokratike, rritjen e njohjes ndërkombëtare për Kosovën, promovimin e pajtimit dhe tolerancës dhe avokimin për fuqizimin e grave.   

Në vitin 2012, ajo organizoi Samitin Ndërkombëtar të Grave ’’Partneriteti për Paqe – Fuqizimi I grave’ , nga I cili dolën Parimet e Prishtinës, të cilat afirmojnë të drejtat e grave për pjesëmarrje politike, burime ekonomike dhe qasje në siguri dhe drejtësi. Ajo gjithashtu mbështeti të mbijetuarit e dhunës seksuale nga lufta në Kosovë, duke krijuar Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale dhe duke mbështetur iniciativat e ndërgjegjësimit si instalacioni “Mendoj për Ty” i Alketa Xhafa-Mripa.  

Në vitin 2018 ajo themeloi Fondacionin Jahjaga për të avancuar zhvillimin demokratik dhe përfshirjen sociale në Kosovë dhe Ballkan. 

Stili i saj modest i jetesës dhe udhëheqja me transparencë i kanë sjellë respekt të gjerë dhe shumë nderime, përfshirë një Doktoratë Nderi në Drejtësi nga Universiteti i Leicesterit dhe Çmimin për Lidership në Shërbimin Publik nga Iniciativa Globale Clinton. Jahjaga vazhdon të jetë një figurë e rëndësishme në dialogjet globale për lidershipin e grave, ndërtimin e paqes dhe qeverisjen demokratike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.