Safete Rogova, është një personalitet shumë I njohur dhe I dashur.
Është ndër aktoret e para gra në Kosovë e cila ka pasur karrierë të pasur dhe të larmishme në kinematografinë dhe teatrin shqiptar.
Ka shkëlqyer në role të ndryshme duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut por edhe vlerësimet më të mira të kritikëve.
Ajo shkruan edhe poezi. Është aktiviste shumëvjeçare për të drejtat e grave në Kosovë.
Në vitin 2013, u dekorua me Medaljen Presidenciale të Meritave, për karrierën e saj në teatër, fushatën kundër analfabetizmit dhe për fuqizimin e grave përmes Shoqatës Motrat Qiriazi, të cilën e bashkëthemeloi me motrën e saj Igballe Rogova dhe bashkëshortin e ndjerë, kostumografin dhe skenografin, Nuredin Loxha.
Leave a Reply