Elvana Shala: Model dhe inspirim i një gjenerate të tërë 

Elvana Shala: Model dhe inspirim i një gjenerate të tërë 

Elvana Shala, është një vajze të re nga Kosova e cila përkunder sfidave të shumta që i ka vënë para jeta, shoqeria madje edhe profesioni në disa raste, asnjëherë nuk është ndalur dhe ka dëshmuar se me dashuri, vullnet e përkushitm çdo gjë është e mundur.

Ajo është një figurë inspiruese që ka shndërruar pasionin për aktivizëm në vepra konkrete për barazi dhe gjithëpërfshirje.  

Si Ambasadore e Vullnetit të Mirë, në Komisionin Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut dhe një zë i fuqishëm në forumet e ndryshme të OKB-së, ajo ka përfaqësuar Kosovën edhe në forumet dhe institucionet ndërkombëtare të cilat ende nuk e pranojnë shtetësinë tonë.  

Elvana Shala, është kampione për të drejtat e njeriut, me theks në fuqizimin e  grave dhe personave me aftësi të kufizuara.  

Çmimi prestigjioz “Global Changemaker Award” nuk është thjesht një njohje, por një reflektim i përkushtimit të saj të palëkundur për barazi dhe drejtësi sociale.  

Elvana Shala nuk është vetëm një lidere—ajo është një shembull për brezin e ri dhe një inspirim për të gjithë ata që besojmë në fuqinë e ndryshimit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.