Ariana Qosaj-Mustafa, Zëri i drejtësisë dhe barazisë 

Ariana Qosaj-Mustafa, Zëri i drejtësisë dhe barazisë 

Ariana Qosaj-Mustafa është një hulumtuese e mirënjohur dhe ligjëruese e jashtme me doktoratë në studime juridike, e specializuar në barazinë gjinore, të drejtat e njeriut dhe analiza nga një perspektivë gjinore. Aktualisht, ajo ligjëron në AUK-Rochester Institute of Technology, ku mbulon temat mbi Gratë, Punën dhe Kulturën, si dhe Politikat Publike. 

Që nga viti 2015, shërben si Kryetare e Rrjetit të Grave të Kosovës, ku ka kontribuar në rritjen e kapaciteteve të organizatës dhe avokimin për të drejtat e grave, duke nxitur përfshirjen e aktorëve nga sektorë të ndryshëm. 

Përvoja e saj përfshin pozita të larta në menaxhmentin e Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), ku ka drejtuar projekte të rëndësishme mbi qeverisjen e mirë dhe të drejtat e njeriut.  

Gjatë viteve 2011-2012, ka shërbyer si Këshilltare Ligjore e Presidentes Atifete Jahjaga, duke kontribuar në hartimin e politikave kundër korrupsionit dhe dhunës me bazë gjinore. 

Si ligjëruese e lartë në Kolegjin Riinvest (2019-2023), Qosaj-Mustafa ka integruar diskutime mbi barazinë gjinore në kurrikulën e Ekonomisë dhe Politikës. Ka botuar analiza dhe raporte hulumtuese për KIPRED dhe Rrjetin e Grave të Kosovës, si dhe ka marrë pjesë në hartimin e legjislacionit mbi ngacmimin seksual në Universitetin e Prishtinës. 

Ariana ka përvojë të gjerë si konsulente për organizata ndërkombëtare si UNDP, UN Women dhe Këshilli i Evropës. Së fundmi, ka shërbyer si Specialiste për Integrimin Gjinor dhe Përfshirjen Sociale me ekipin Compact të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.