Misioni

$0

Campaign Target

0

Donations
Donated 0%
$0 to go

Misioni i OJQ-së SHE Solutions/AJO Zgjidhje, është fuqizimi i vajzave dhe grave në vendimmarrje, fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri dhe në të gjitha fushat. Misioni i SHE Solutions/AJO Zgjidhje është dhe që të përkrahë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në tërë Kosovën pa dallim në baza politike, fetare, moshës apo etnisë. Këtë mision organizata synon dhe punon në vazhdimësi që ta arrij përmes: lobimit, hulumtimeve, organizmit dhe pjesëmarrjes në tryeza të ndryshme si dhe realizimit të intervenimeve të ndryshme vetëm ose në bashkëpunim me partnerë të tjerë. Intervenime këto si trajnime, mentorime, hulumtime, informime si dhe mbështetje të drejtpërdrejtë.
Ky mision do të realizohet përmes mbështetjes drejtpërdrejtë në marrëdhëniet me publikun, në komunikim dhe avokim për të zhvilluar më tutje çështjet me interes për respektimin dhe zbatimin e ligjit për barazi gjinore dhe me anë të kësaj të promovohen të drejtat dhe përfaqësimi më i madh i grave në pozita vendimmarrëse në mënyrë që të arrihet barazia gjinore në vendim-marrje, përfaqësim si dhe në përfshirjen shoqërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.