Dr. Vjosa Dobruna – Një histori frymëzuese e përkushtimit për paqe

Dr. Vjosa Dobruna – Një histori frymëzuese e përkushtimit për paqe

Dr. Vjosa Dobruna ka dhënë kontribut të shquar në ndërtimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë. Krahas promovimit të drejtave të njeriut në përgjithësi, ajo ka vënë theks të veçantë në të drejtat e grave dhe barazinë gjinore. E njohur si një aktiviste e paepur, ajo ka qenë themeluese e qendrave dhe strehimoreve të rëndësishme për gratë dhe fëmijët, duke ofruar mbështetjet për komunitetet në nevojë.

Dr. Dobruna ka mbajtur pozicione kyçe, si bashkë-drejtuese e Departamentit për Qeverisjes Demokratike gjatë administratës së UNMIK-ut dhe Kryetare e bordit të RTK-së. Ajo ka luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e politikave dhe promovimin e drejtësisë dhe demokracisë në Kosovë.

Guximi dhe angazhimi i Dr. Vjosa Dobrunës e ka sjellë atë në kohërat më të vështira për shqiptarët e Kosovës,  përballë figurave shumë të njohura si ish-sekretaret amerikane të shtetit, Madeleine Albright dhe Hillary Clinton. Këto takime kanë qenë të rëndësishme për ndërtimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe përforcimin e pozitës së Kosovës në arenën globale.

Roli dhe kontributi i Dr. Vjosa Dobruna në ndërtimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë është një histori frymëzuese e përkushtimit dhe guximit. Përmes punës së saj të palodhur, ajo ka promovuar të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, duke ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.