Fetije Selimi, Instruktore e Taktikave Mbrojtëse dhe Aftësive Fizike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Zonja Selimi në vitin 2001 i është bashkuar gjeneratës së 15-të të Policisë së Kosovës, duke punuar në njësi patrulluese.
Në vitin 2002 ka filluar punën si instruktore në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, në njësinë për taktika mbrojtëse dhe aftësi fizike.
Ajo është e vetmja grua në këtë njësi.
Trajnimet që i ka ndjekur instruktorja Selimi:
• 2002: Trajnim për instruktore për ushtrime fizike;
• 2002: Trajnim për të Drejtat e Njeriut;
• 2002: Trajnim për parandalimin e HIV/AIDS-it;
• 2003: Trajnim për mbrojtje të afërt (CPU);
• 2003: Trajnim i Shkathtësive Fundamentale për Menaxhim;
• 2003: Trajnim për instruktore për edukimin ndaj rrezikut nga minat;
• 2004: Trajnim për Defibrilator/CPR për Ndihmën e Parë;
• 2005: Trajnim për instruktore të Ndihmës së Parë;
• 2007: Trajnim për instruktor për Taktika Mbrojtëse;
• 2008: Trajnim i avancuar i ndihmës së parë për trajnim të trajnerëve;
• 2010: Trajnim për trajnimin e trajnerëve;
• 2013: Trajnim për dizajnin e kurrikulave;
• 2015: Trajnim për menaxhimin taktik të traumave.
Instrukturoja Selimi i është bashkuar sektorit të sigurisë për t’i shërbyer vendit dhe për ta realizuar ëndrrën e saj, që një ditë ta veshte uniformën e Policisë së Kosovës.
Të gjitha gjeneratat e Policisë pas vitit 2002 që shërbejnë në këtë institucion janë trajnuar dhe përgatitur nga instruktorja me përvojë shumëvjeçare, Fetije Selimi.
Ajo thotë se, të jesh zyrtare e Policisë së Kosovës do të thotë nder, krenari, përkushtim, punë, zell, sfidë dhe mbi të gjitha krenari për kontributin karshi shoqërisë dhe Policisë së Kosovës.
Porosia e saj: Gratë e zotërojnë këtë profesion dhe me punë e dashuri i tejkalojnë të gjitha sfidat.
Nisma “Promovimi i grave në sektorin e sigurisë” i OJQ SHE Solutions, mbështetet nga Kosova Women’s Network dhe financohet nga #FondacioniSigridRausing./SHE Solutions
Leave a Reply