Hilmi Jashari, ka qenë Avokat i Popullit, ku ka parë nga afër situatën me të drejtat e njeriut në Kosovë, zbatimin, përkatësisht moszbatimin e ligjeve që sigurojnë respektimin e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore, zbatimin e Konventës së Stambollit – kundër dhunës në familje dhe në baza gjinore, zbatimin e Rezolutës 13 25 të KS të OKB-së – për Gratë, Paqen dhe Sigurinë e kështu me radhë. Ai në shumë raste ka ngritur shqetësimin për nevojën për plotësim-ndryshim të ligjeve dhe dispozitave të caktuara ligjore në përputhje me normat ndërkombëtare, por edhe harmonizim të atyre që prekin interesin e njëjte.
Në cilësinë e Avokatit të Popullit, ka ngritur zërin për harmonizimin e Ligjit për Zgjedhjet më atë për Barazi Gjinore, ku sipas të parit kuota në lista zgjedhore është 30%, ndërsa Ligji për Barazi Gjinore parasheh përfaqësim 50/50 të grave e burrave në çdo sferë të jetës.
Vlen të theksohet se nën drejtimin e tij, Institucioni i Avokatit të Popullit i Kosovës, ka qenë ndër institucionet më të vlerësuara në Ballkan, në sondazhet e organizatave ndërkombëtare.
Leave a Reply