Kolonele Taibe Canolli-Brajshori, Drejtore e Departamentit për Burime Njerëzore në Policinë e Kosovës
Kolonele Taibe Canolli-Brajshori i është bashkuar Policisë së Kosovës në prill të vitit 2000. Gjatë përvojës së saj 23-vjeçare, ka kryer një sërë detyrash, duke filluar nga:
• Zyrtare policore në Stacion,
• Zyrtare e njësisë policore në komunitet,
• Mbikëqyrëse ndërrimi në Stacionin Verior,
• Zëvendëskomandante në Stacionin Policor të Veriut, komandante e stacionit policor,
• Zëvendëskomandante rajonale për administratë në Kryeqytet në Rajonin e Prishtinës,
• Shefe e Departamentit të Trajnimeve Policore në Shtab,
• Drejtore e Akademisë Trajnuese të Sigurisë Publike (AKSP),
• Drejtore e Divizionit të Personelit dhe Administratës dhe aktualisht
• Drejtore e Departamentit për Burime Njerëzore, pozitë që e mban nga viti 2017.
Krahas këtyre pozitave menaxheriale, kolonelja Canolli-Brajshori nga viti 2013 deri në vitin 2018 ka qenë edhe Kryetare e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës (në bazë vullnetare).
Në vitin 2013 ka themeluar Shoqatën e Grave të Policisë së Kosovës, qëllimi i të cilës është forcimi i rolit dhe pozitës së gruas në këtë institucion. Ndërsa përmes aktiviteteve shtesë kjo shoqatë ka ndikuar në promovimin dhe zhvillimin profesional të punonjëseve që ka reflektuar edhe në ngritjen e imazhit dhe reputacionit të Policisë.
Kolonelja Canolli-Brajshori thotë se Policia e Kosovës është storie e suksesit, ndërsa sa i përket integrimit të perspektives gjinore, është institucioni me numrin më të madh të grave, numër ky që po rritet dita ditës. Ajo vë në pah se gratë në Policinë e Kosovës vazhdojnë të ballafaqohen me sfida të shumta që ngadalësojnë zhvillimin e tyre në karrierë dhe ngritjen profesionale.
Porosia e saj: Profesioni i polices është i shenjtë, fisnik dhe të bënë të ndihesh krenare. Me numër më të madh të grave në Policinë e Kosovës dhe me gra të fuqishme dhe profesioniste do të kemi polici efikase dhe shoqëri të përparuar.
Nisma “Promovimi i grave në sektorin e sigurisë” i OJQ She Solutions, mbështetet nga Kosova Women’s Network dhe financohet nga Fondacioni #SigridRausingTrust/SHE Solutions
Leave a Reply