Naxhije Buçinca: Mbi 65 vjet punë në promovimin e arsimit dhe barazisë gjinore 

Naxhije Buçinca: Mbi 65 vjet punë në promovimin e arsimit dhe barazisë gjinore 


SPOTLIGHT, është një edicion i podcasteve kushtuar rolit dhe kontributit të grave nga Kosova në arritjen e paqes dhe të sigurisë.   

Naxhije Buçinca i përket gjeneratave të para të mësueseve në Mal të Zi dhe në Kosovë. Është një figurë shumë e rëndësishme në historinë e aktivizmit për të drejtat e grave në Kosovë dhe në rajon. Ishte ndër ‘’Nënat themeltare’’ të Forumit të Gruas në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, themeloi shoqatën “Anima”, pastaj Grupin e Krijueseve dhe Veteraneve të Arsimit për ta kurorëzuar angazhimin me themelimin e “Fondacioni Çifti Buçinca”, fondacion i cili financon shkollimin e vajzave. 

Naxhije Buçinca, një aktiviste e shquar ndër vite edhe për vullnetin e saj për të luftuar për barazinë gjinore dhe për të siguruar një përfaqësim më të madh për gratë në vendimmarrje. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.