Nënkolonele Vjosë Maloku – Ramadani | Promovimi i grave në Sektorin e Sigurisë

Nënkolonele Vjosë Maloku – Ramadani | Promovimi i grave në Sektorin e Sigurisë

Nënkolonele Vjosë Maloku-Ramadani, Shefe e Sektorit të Zhvillimit të Karrierës në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së

Nënkolonele Vjosë Maloku-Ramadani në vitin 2006 u pranua si Kadete në Qendrën për Studime Universitare pas shkollimit 4 vjeçar dhe diplomoi në vitin 2010 me gradën e parë si Oficere Nëntogere. Aty studioi shkencat ushtarake.

Procesi i gradimeve të nënkolonelës Vjosë Maloku-Ramadani:

• 2010: Udhëheqëse togu në Brigadën e Reagimit të shpejtë në Gjilan;

• Maj-dhjetor 2011: Ndjek trajnimin Bazik të Oficereve për Agjutant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (dekorohet me medaljen Diplomatike si studentja më e mirë ndërkombëtare);

• 2012-2013: Oficere e personelit në batalionin e dytë në Istog (gradohet në Gradën e Kapitenës);

• 2014: Për 6 muaj ndjek trajnimin e Kapitenëve të Karrierës për Agjutant në SHBA;

• 2014-2017: Shefe e Kabinetit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes;

• 2018: Menaxhere e Instruktorëve në Qendrën e Trajnimit Bazik;

• 2019: Merr gradën Majore dhe caktohet të shërbej në Departamentin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes;

• 2021: Oficere për Zhvillimin e Karrierës:

• 2022: Ndjek kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani, më pas gradohet në gradën e Nënkolonelës dhe emërohet shefe e Sektorit të Zhvillimit të Karrierës në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, ku vazhdon ta jap kontributin e sajë.

Nënkolonele Maloku-Ramadani është grua shembull në Forcën e Sigurisë së Kosovës.Ajo thotë se gratë ia dalin t’i tejkalojnë të gjitha sfidat.

Porosia e saj: Të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët kanë vullnet dhe dëshirë që të kontribuojnë në ndërtimin e shtetit, ruajtjen e paqes dhe sigurisë, i ftoj të na bashkohen pasi që ushtria ende ka nevojë për kuadro të reja.

Nisma “Promovimi i grave në sektorin e sigurisë” i OJQ She Solutions, mbështetet nga @kosovawomensnetwork dhe financohet nga #SigridRausingTrust/SHE Solutions

Leave a Reply

Your email address will not be published.