Safete Rogova: Aktore e shquar dhe aktiviste e pasionuar  

Safete Rogova: Aktore e shquar dhe aktiviste e pasionuar  

Safete Rogova, është një personalitet shumë I njohur dhe I dashur.  

Është ndër aktoret e para gra në Kosovë e cila ka pasur karrierë të pasur dhe të larmishme në kinematografinë dhe teatrin shqiptar.

Ka shkëlqyer në role të ndryshme duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut  por edhe vlerësimet më të mira të kritikëve.   

Ajo shkruan edhe poezi. Është aktiviste shumëvjeçare për të drejtat e grave në Kosovë.  

Në vitin 2013,  u dekorua me Medaljen Presidenciale të Meritave, për karrierën e saj në teatër,  fushatën kundër analfabetizmit dhe për fuqizimin e grave përmes Shoqatës Motrat Qiriazi, të cilën e bashkëthemeloi me motrën e saj Igballe Rogova dhe bashkëshortin e ndjerë, kostumografin dhe skenografin, Nuredin Loxha.   

Leave a Reply

Your email address will not be published.