Saranda Bogujevci: Një histori e kurajos dhe optimizmit 

Saranda Bogujevci: Një histori e kurajos dhe optimizmit 

Saranda Bogujevci është shembulli i një gruaje të hekurt, që vuajtjet, dhimbjen dhe humbjet e shumta që ja shkaktoi lufta e fundit në Kosovë, i shndërroi në forcë, duke qenë vetë ajo shpresë për të tjerët dhe duke reflektuar optimizëm për një të ardhme më të mirë.

Ka qenë bashkë artiste e ekspozitës familjare “Bogujevci – historia vizuale, homazh për të gjitha familjet dhe viktimat e luftës”, e cila pati sukses të jashtëzakonshëm në Galerinë Kombëtare të Kosovës, Shqipërisë madje edhe atë të Serbisë.   

Saranda Bogujevci gjatë luftës së fundit në Kosovë ka qenë e plagosur rëndë në masakrën e Podujevës, ku humbi një pjesë të madhe të familjes. Së bashku me fëmijët e axhës, janë fëmijët e parë në botë që dëshmuan në një gjykatë për krime të luftës.   

Në vitin 2003, është shpërblyer së bashku me familjen me çmimin ndërkombëtar për Kurajo Morale “Anna Frank”, në Britani. Për 3 mandate me radhë është deputete e Kuvendit të Kosovës, aktualisht është nënkryetare e Kuvendit.

  

Leave a Reply

Your email address will not be published.