Zana Hoxha është regjisore që ka krijuar më shumë se 20 shfaqje teatrale të cilat janë prezantuar në teatrot më të mëdha në vend, në rajonin e Ballkanit por edhe në SHBA, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.
Ajo është themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Art dhe Komunitet – ARTPOLIS, një organizatë që promovon artin dhe diversitetin përmes dialogut shoqëror dhe integrimit të komunitetit.
Zana Hoxha poashtu është themeluese dhe drejtoreshë e festivalit më të madh feminist në Ballkan të artistëve dhe aktivistëve, FEMART.
Duke qenë artiste dhe aktiviste, ajo përdor teatrin si mjet avokimi për të drejtat sociale duke u fokusuar në ngritjen e ndërgjegjësimit për dhunën me bazë gjinore, të drejtat e njeriut dhe diversitetin.
Leave a Reply