Nevenka Rikalo: Aktiviste e shquar për të drejtat e grave

Nevenka Rikalo: Aktiviste e shquar për të drejtat e grave

Nevenka Rikalo, e lindur në Prishtinë në vitin 1957, ka një histori frymëzuese të angazhimit për ndertimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve dhe mbrojtjen e të drejtave të grave në Kosovë. Angazhimi i saj filloi pas vitit 2000, kur u bashkua me Rrjetin e Grupit të Grave të Kosovës dhe organizata të tjera të ngjashme. Si kryetare e ‘’Ruka Ruci’’ / “Dora Dorës”, një OJQ që promovon të drejtat e grave dhe të rinjëve, Nevenka ka pasur një ndikim të madh në forcimin e rolit të gruas në shoqërinë kosovare.

Aktivizmi i saj filloi me kurse për rrobaqepësi, ku ndihmoi gratë të zhvillojnë aftësi të reja dhe të arrijnë pavarësinë financiare. Ajo ka ndihmuar në organizimin e qendrave shëndetësore dhe punëtorive edukative për të përmirësuar gjendjen shëndetësore dhe mendore të grave, duke trajtuar çështje si dhuna fizike dhe psikologjike.

Për Nevenkën, angazhimi për të drejtat e grave është një mjet për të luftuar për barazi dhe për të krijuar një shoqëri më të drejtë për të gjithë. Ajo beson se vetëm përmes edukimit dhe bashkëpunimit mund të arrihet një ndryshim i vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.